19.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Fundjava me shi e rënie të ndjeshme të temperaturave

Mendimi për motin – 24.09.2025

Gjatë natës pjesëve perëndimore të vendit po paraqiten mundësi që riga lokale shiu të depërtojnë, nga rrebeshet që pritet të përshinë pjesët veriore të Shqipërisë. Vransirat largohen paraditën e së enjtes, e më pas do të ketë intervale me diell. Me zhvillime të vransirave lokale, përgjatë zonave malore nuk duhet përjashtuar mundësia për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites. Temperatura minimale mbesin më të larta ndërmjet 14C e 17C, ndërsa maksimalet lehtazi në rënie, 26C e 27C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 2-6m/s.

Vransirat do të dominojnë vendin ditën e premte. Duke shkuar nga mbrëmja paraqiten kushte për rrebeshe shiu. Temperaturat vazhdojnë me rënie në 23C. Në fundjavë pritet një rënie më e theksuar e temperaturave deri në 12C e 14C ditën e diel. Rrebeshe shiu paraqiten ditën e shtunë në pjesë të vendit, derisa të dielen reshjet po pritet të jenë më të vazhdueshme, më tipike vjeshtore. Vranët e me shi parashihet ditën e hënë. Temperaturat minimale zbresin deri në 9C e 10C. Erërat frynë më shumë nga lindja e verilindja, të lehta dhe mesatare, 4-10m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT