28.5 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Fundjava me ndryshime ekstreme: Vapë përvëluese të shtunën, rrebeshe dhe freski nga e diela

Mendimi për motin – 25.07.2025

Kulminacioni i kësaj vale të nxehtit që përfshiu vendin gjatë kësaj jave po parashihet të jetë ditën e shtunë, me maksimale që arrinë deri në 39C e 40C, lokalisht deri në 41C apo 42C. Me zhvillime të vransirave orëve të pasdites, rrebeshe të shkurta shiu shfaqen përreth zonave malore, e që më pas mund të kalojnë përgjatë pjesëve tjera të vendit. Frynë erë jugore e jugperëndimore mesatare 4-10m/s. Rrebeshet ka gjasa të shoqërohen edhe me erëra të stuhishme, që mund të frynë me hove mbi 20m/s (70km/h).

Nga e diela temperaturat pësojnë një rënie në 32C e 33C, derisa priten zhvillime të rrebesheve me bubullima në pjesë të vendit, që mund të shoqërohen me erëra më të hovshme. Duke kaluar në ditët e para të javës vijuese, temperaturat vazhdojnë me rënie, deri deri në 24C, ditën e mërkurë. Të hënën do të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga e marta sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut. Temperaturat minimale pësojnë rënie nga 20C e 21C, në 13C. Frynë erë kryesisht jugperëndimore e lehtë dhe mesatare, 4-11m/s.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT