2.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

Fundjava “gjallëron” plazhet: Kosovarët shpresë për sezonin turistik në Shqipëri




Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur prej tre javësh, por janë ende fundjavat ato që mbushin plazhet.

Në Ksamil mbërritën grupet e para të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa në plazhet publike të qytetit mbizotërojnë vendasit.

”Turistët që vijnë po, ata mbajnë shezlogë, çadra.”

Për herë të parë në plazhet publike nuk paguhet, ndërsa koronavirusi i mbërritur tashmë edhe në jug, ka ndikuar në ndërgjegjësimin për masat e sigurisë.

”Ka e gjithë bota, mos të kemi ne?”

Në Vlorë, operatorët turistikë kanë ulur çmimet deri në 30%, por prenotimet thonë se mbeten në kuotat minimale në krahasim me vitin e kaluar.

”Presim të jenë më shumë nga Shqipëria, apo nga trevat Kosova. Maqedonia. Normalisht kemi bërë oferta më tunduese për këtë klientelë.”



TË FUNDIT

TË FUNDIT