26.5 C
Mitrovice
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

FSK-së gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur para dhjetë ditësh

Një person është gjetur i vdekur sot në afërsi të Lumit Llap, në fshatin Lupq të Podujevës.

Ai ishte raportuar nga familjarët si i zhdukur. Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar të gjitha ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës.

Në njoftim thuhet se trupi i pajetë është i personit me inicialet N.O. që ishte zhdukur para dhjetë ditësh.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve.

Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT