12.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Tetor, 2025
spot_img

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, publikon pamje

Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Ky ushtrim, siç thotë FSK-ja, vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

“Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim”, thuhet në njoftim.

FSK-ja thotë se përmes ushtrimeve të tilla, vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT