7.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

FSK po forcohet, 12.2 milionë për blerjen e dronëve ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se për 100 ditë qeveria ka ndarë fonde shtesë për blerje 4.5 milionë euro vetëm për blerje ushtarake, konkretisht dronët.

“Kemi bërë rishikimin e buxhetit për vitin 2021, kemi ri-destinuar 7.7 milionë euro për blerje ushtarake, kurse qeveria ka ndarë fonde shtesë për blerje 4.5 milionë euro vetëm për blerje ushtarake, konkretisht dronët. Vetëm për 100 ditë të qeverisë janë ndarë gjithsej 12.2 milionë euro për blerje ushtarake”, ka thënë ai, raporton KP.



Ai ka përmendur se kanë pranuar pajisje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mehaj ka thënë se kanë ndarë 4.2 milionë euro për shlyerjen e borxhit të doganës, për të cilin ka theksuar se ishte i trashëguar nga qeveria e kaluar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT