11.2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Mars, 2026

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës i është bashkuar shteteve partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026”, i cili po realizohet në Gjermani.

Në këtë ushtrim, FSK-ja, me një skuadër transporti nga Komanda e Logjistikës, po realizon operacione duke qenë e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.

Ky ushtrim ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike në klasat I, III dhe V. FSK-ja po operon me automjetet e saj logjistike, duke qenë plotësisht e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane.

Përmes këtij ushtrimi, pjesëtarët e Komandës së Logjistikës po realizojnë me sukses detyra të mbështetjes në transport, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në mjedis ndërkombëtar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT