14.6 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

FSK nesër pritet që të ekspozojë dronët Bayraktar

Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në Evropë për këtë vit, “Defender Europe 2023”.

“Defender Europe 2023” si trajnimi më i madh ushtarak në Evropë do të udhëhiqet nga Ushtria Amerikane dhe do të marrin pjesë 26 shtete partnere dhe të NATO-s.

Ceremonia e hapjes së ushtrimit fillon të nesër (e dielë) 21 maj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Me 5 maj 2023, mediat në Kosovë raportuan se janë blerë pesë dronë të prodhimit turk, Bayraktar.

Sipas burimeve të vëzhguesit, dronët e blerë pritet që nesër të ekspozohen gjatë ceremonisë e cila do të filloj në ora 11:00 /Vezhguesi/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT