9.4 C
Mitrovice
E premte, 3 Prill, 2026

FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit, kompanitë e Regjimentit të tretë të Forcave Tokësore të FSK-së, kanë realizuar ushtrimet fushore në nivel skuadre dhe togu, me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit.

Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se ushtrimet fushore “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” kishin për qëllim ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve në Operacione të Mbështetjes Logjistike, zhvillimin e shkathtësive taktike individuale në përmbushjen e misionit, testimi i gatishmërisë fizike të personelit, përmirësimi i koordinimit ndër-njerëzor, operimi në kushte të vështira dhe reagimi ndaj kërcënimeve në terren kodrinoro-malor.

Forca e Kosovës në njoftim thotë se këto ushtrime dëshmojnë përkushtimin e ushtarakëve në arritjen e standardeve të larta profesionale dhe operacionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme të njësive në përmbushjen e misionit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT