13.1 C
Mitrovice
E enjte, 2 Maj, 2024
spot_imgspot_img

FSK furnizohet me 15 kamionë ushtarakë të prodhimit gjerman

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditës së sotme u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.

Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT