18.5 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘Fshesa Kurti’, Qeveria shkarkon bordin e Telekomit

Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhje të qeverisë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit. Kjo u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit. Ajo tha se ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare derisa kërkoi veprimin e menjëhershëm të qeverisë. “Ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare ndodhet në prag të falimentimit duke rrezikuar shërbimet, pronën publike.

Si ministre përgjegjëse konstatoj veprimin e qeverisë. Shkarkohet bordi i drejtorëve i ndërmarrjes Publike të Telekomit, shfuqizohen vendimet e 29 marsit”, tha Hajdari, derisa dha edhe arsyet se pse duhet të shkarkohen. “Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë ajo, shkruan Express. Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ndërkaq i ka propozuar ministres që të mblidhet Komiteti Ministror, pastaj të merret vendimi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT