20.9 C
Mitrovice
E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Fotografitë e FSK në Ujman pa KFOR’in, Haradinaj: Aleanca me NATO-n qenësore, hisedarët e shtetësisë s’mund të anashkalohen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aleanca me NATO-n në krye me SHBA-në është qenësore për Kosovën.

Haradinaj duke iu referuar, dërgimit të FSK-së në Ujman, për të gjetur trupin e një 33-vjeçari, ka thënë se vendimet e marra në koordinim me aleatët janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes.

“Hisedarët e shtetësisë së Kosovës s’mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, ka shkruar kreu i AAK-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT