8.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Fotografia që merr zemrën e secilit: Pjesëtari i policisë shqiptare bashkë me djalin

Policia e Shtetit në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme shënoi 107 vjetorin e krijimit të saj. Përvjetor ky i cili sivjet u prit ndryshe. Njëri nga zëdhënësit e këtij institucioni, Genti Mullai, zgjodhi të urojë këtë ditë me anë të disa fotografive që publikoi në Facebook, ku shihet një vogëlush tre vjeçar, fëmija i një nga pjesëtarët e RENEA’a, fotografi këto të cilat sigurisht prekën morën zemrat e çdo shqiptari, transmeton Gazeta Metro.

Mullai i cili kishte postuar këto fotografi, i kishte bashkangjitur shkrimin në të cilin tha se kishte vendosur të uroj të gjithë kolegëve këtë ditë të rëndësishme, me fotografinë kuptimplote të pafajësisë fëmijërore të vogëlushit 3 vjeçar.

Postimi i plotë

107 vjet Polici e Shtetit, Sigurisht që sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne, një ditë festive, kujtese, analize dhe reflektimi.

Me këtë foto kuptimplotë të pafajësisë fëmijërore dhe hijeshisë ëngjëllore të 3-vjeçarit Semi, vogëlushi i njërit prej kolegëve tanë të Reneas, dua të uroj të gjithë ata kolegë e kolege që çohen në mëngjes dhe mendojnë se çfarë pune do bëj sot, më ndryshe nga dje, në të mirë të komunitetit dhe të organizatës që e paguan.

Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që dalin nga dera e shtëpisë duke u ndarë me familjarët sikur të ishte momenti i fundit, të gjithë ata kolegë e kolege që duke ecur rrugës e kuptojnë dhe e ndjejnë se janë shërbëtorë të qytetarëve, të gjithë ata kolegë e kolege që punën dhe karrierën e tyre e ndërtojnë mbi tri kolona, integritet, profesionalizëm dhe sakrificë.

Gëzuar, të gjithë ata kolegë e kolege që përbalten padrejtësisht nga aktorë e faktorë të ndryshëm, të gjithë ata kolegë e kolege që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetën e tjetrit, të gjithë ata që e dashurojnë këtë profesion, që në realitet është mision.

Sigurisht, gëzuar familjarëve të kolegëve tanë dëshmorë, të atyre që sakrifikuan edhe jetën për të mirën e komunitetit.

Gëzuar gjithë familjarëve të punonjësve të Policisë, të cilët janë bërë më polic se vetë ne, pasi flenë me radio te koka, janë bërë ndjekës të lajmeve më të rregullt se vetë ata që prodhojnë lajme, ç’ndodhi aty e këtu, ku kam babin, motrën, nënën, vëllain, kjo është pyetja e tyre sa herë ndodh një situatë.

Gëzuar sinqerisht të 11 mijë familjeve të punonjësve të Policisë. Stresin që kaloni përditë për merakun tonë, s’dimë si t’ua shpërblejmë, pa llogaritur privimet e tjera që ju vijnë për shkak të misionit tonë’. /gazetametro.net

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT