1.5 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Foto: Zv.kryeministri Konjufca mbërrin në Hagë

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka mbërritur sot në Hagë, ku po merr pjesë në pritjen me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pamje të siguruara nga Nacionale.
Pamje të siguruara nga Nacionale.

Konjufca ka ashpërsuar së fundi tonet ndaj Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar se narrativa që po ndërtohet rreth UÇK-së synon “me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

“Kush thotë që qëllimi i UÇK-së ishte spastrimi i serbëve apo ishte eliminimi i figurave tjera politike, apo ishte targetimi i pakicave kombëtare apo i gjithë atyre që nuk pajtohen me UÇK-në. Kjo është një huqje shumë e rrezikshme, e cila qëllimin e ka fort të keq, dhe ky qëllim është me vendos re të zeza mbi shtetësinë dhe mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT