Sot është 15 vjetori i ndarjes nga jeta i Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.
Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta , shumë kosovarë kanë shkruar për të dhe kanë publikuar fotografi të tij.
Por, një që ka marrë më shumë vëmendje është ku shihet Rugova me bashkëshorten e tij, Fanën.
Fotoja është bardh e zi dhe shihet se është realizuar në rininë e tyre.
Rugova në këtë fotografi shfaqet me flokë më të gjata se që mbante, derisa Fana shihet e veshur me një fund me lule dhe një bluzë të bardhë.




