Edhe pse qeveria e Kosovës modifikoi vendimin e saj për targat ilegale, KFOR-i pozicionohet në pjesën veriore për të ndaluar çfarëdo eksesi të mundshëm.
Lidhur me këtë nga NATO kanë thënë se misioni i KFOR-it është duke mbikëqyrur situatën në vazhdimësi.Helikopterë të KFOR-it janë parë duke monitoruar edhe nga ajri veriun e vendit.