Fondi për të Drejtën Humanitare ka përgënjeshtruar autorin r librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Shkëlzen Gashi, i cili mbrëmë ka deklaruar se pretendimet për shqiptarë të armatosur në Masakrën e Dubravës i ka marrë nga organizata joqeveritare Humanitarian LaË Center.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se në lisat e tyre askund nuk ceket se në Masakren e Dubravës ka pasur shqiptarë të armatosur.
“Në listën tonë nuk ceket askund se ata kanë qenë të armatosur në momentin e vrasjes. Ne e kemi një listë me viktimat dhe të dhënat e tyre, por nuk e kemi paraqitur nëse kanë qenë të armatosur apo jo”, ka thënë Blakaj në një prononcim për Paparaci.
Ndër të tjera, Blakaj ka thënë se edhe numri i viktimave në Burgun e Dubravës është paraqitur ndryshe nga Shkëlzen Gashi.
“Në të kaluarën kemi pasur një takim ku I kemi ftuar të gjithë të mbijetuarit e kësaj masakre dhe në listë kemi rreth 110 të vrarë, por as numri i viktimave nuk është paraqitur saktë nga Gashi”, ka thënë Blakaj.



