15.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Flet tifozi i veçantë i “Trepçës” që shpërtheu në lot pas fitores ndaj “Yllit”

Klubi basketbollist “Trepça” fitoi mbrëmë me një rezultat të ngushtë 58:55 ndaj “Yllit”.

Gjatë kësaj ndeshje u panë emocione të forta. Por ajo çka ra në sy pas fytyrës së Trepçës ishte një djalosh i quajtur Asdren Begu, i cili shpërtheu në lot pas fitores.


Gjatë një intervistë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, Asdren Begu tha se është rritur me dashurinë ndaj Trepçës.

“Unë për herë të parë kam shkuar për ta shikuar Trepçën kur kam qenë vetëm 1 vit. Trepça më sjell emocione të forta. Dhe kur të rritëm dua të bëhem basketbollist”, tha Begu për T7.

Ndryshe, Asdren Begu, është djali i liderit të tifozëve mitrovicas “Torcida”.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT