22.2 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Flet Rrahmani, tregon pse mungoi kundër Maqedonisë së Veriut

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është rrëfyer për periudhën e kaluar te Napoli.

Në një intervistë për gazetaren Kadrie Canolli në Duelin Sportiv, mbrojtësi kosovar shprehet krenar që ka arritur ta veshë fanellën e një prej skuadrave më të mëdha në Itali.

“E dimë që Napoli është skuadër e madhe nuk janë të rëndësishëm vetëm 11 futbollistë por është e gjithë ekipa” u shpreh Rrahmani për RTV Dukagjini.

“Skuadra si Napoli, janë skuadra që janë të varura nga tifozët sepse kur luajnë si vendas luajnë me stadium plotë andaj edhe ndikon mos prezenca e tyre por e jona është të japim maksimumin si me tifozë ashtu edhe pa tifozë”.

Përveq Napolit, qendërmbrojtësi, foli edhe për ecurinë e Kombëtares së Kosovës, dhe mungesën ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

“Ka qenë një nga ndeshjet më të rëndësishme për gjithë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, ashtu ndodhi që shkaku i pandemisë të mos na lejohet të udhëtojmë sepse në atë kohë në skuadrën tonë ishin dy futbollistë pozitivë, asnjë futbollistë nuk udhëtoi me kombëtaren”.

“Kombëtarja jonë është e re dhe me përspektivë, jemi të vogël me emër por e kemi tregu në fushë që jemi të mëdhenj, mund të bëjmë ndeshje të mira së bashku”.

Kur u pyet se si e kalon një ditë në qytetin e Napolit dhe a ka dikë që ta shoqëroi, u përgjigj në këtë formë.

“Shumicën e kohës jemi brenda shkaku i pandemisë dhe për shkak se po ndryshon gjendja e regjionit ku jemi. Nuk ka restorante që janë tërë kohën hapur kjo po na limiton, andaj vetëm shkojmë në stërvitje dhe në shtëpi”, deklaroi Rrahmani.

Kujtojmë se Rrahmani i kushtoi Napolit 14 milionë euro, ndërsa vet futbollisti ka një pagë vjetore rreth 2 milionë euro.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT