Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar ditë më parë në komunën e Gjilanit, e cila protagoniste kishte disa të mitura, e si bazë dhunën brutale, si fizike, ashtu edhe psikike ndaj moshatarës së tyre, raporton GazetaDemos.
Ndonëse motivet janë krejtësisht të paqarta, e qartë dhe i dokumentuar është brutaliteti i cili është përdorur nga të lartëcekurat kundrejt viktimës.
Nga ndërgjegja dhe shqetësimi i madh për viktimën e rastit, njëri nga prindërit e njërës vajzë të përfshirë në rast, e cila ishte krah sulmit, ka vendosur t’i thotë disa fjalë.
Në këtë prononcim, i njëjti, i cili për shkak të rastit ka zgjedhur të mbetët anonim, ka shprehur befasinë e tij se si vajza e tij, e cila sipas tij asnjëherë nuk ka shfaqur sjellje të ngjashme, madje ka qenë shembullore në shkollë, del të jetë e përfshirë në këtë ngjarje.
Ai para kamerës tha se tërë jetën e tij është munduar t’i mbajë fëmijët nën kontroll, teksa shton se shumë herë ka zgjedhur edhe t’iu bëhet shok.
Megjithatë, veprimet e vajzës së tij e kanë lënë të befasuar, për të cilën thotë se ka ka shprehur pendimin e saj për veprimet e kryera.
Madje i njëjti shton se si rrjedhojë e ngjarjes kanë pranuar edhe trajtim profesional, teksa vazhdimisht thekson shqetësimin e tij për gjendjen e viktimës.
Ai gjithashtu kërkoi nga mediat që videoja e publikuar mos të përdoret për klikime për shkak të ndjeshmërisë dhe ndikimit të mundshëm të rastit.