8.2 C
Mitrovice
E shtunë, 27 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Flet Bedri Hamza pasi PDK e shpalli kandidat për kryeministër vendi

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar pasi PDK e shpalli kandidat për kryeministër vendi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shkruan Mitrovica SOT

Ai tha se është i bekuar me propozimin e kryetarit të PDK-së që ai të jetë kandidat i partisë për kryeministër vendi.

Ai tha se është i plotësuar që është i rrethuar me njerëz profesionistë “që kanë dedikimin dhe parimet për ta zhvilluar demokracinë në vend, rendin dhe ligjin, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe mbi të gjitha për t’i fuqizuar aleancat me njerëz e vende që besuan në të drejtën tonë, në krye me ShBA-të dhe gjithmonë e në cdo rast, duke nderuar e kujtuar sakrificën e mijëra grave dhe burrave, që dhanë cdo gjë për lirinë dhe shtetin që gëzojmë”.

Ai tha se në kryeministri do ta vazhdojë ta praktikojë modelin e një udhëheqësi prakik duke promovuar politika zhvillimore.

Postimi:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT