10.8 C
Mitrovice
E hënë, 23 Mars, 2026

Flet babai i 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj: Vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar

Babai i viktimës 18 vjeçare nga Ferizaj, ka thënë se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur të kaluar kriminale.

Ai thotë për RTK-në se është shumë i tronditur me rastin, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin ngjarjen dhe ta kapin personin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzës së tij ia mori jetën.

Babai i 18 vjeçares lutet që ky rast, të jetë i fundit.

Ai thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç thotë ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar t’i tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati, Dardan Krivaqa.

Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse sipas tij ka qenë në presion psikik.

Tutje i njëjti shprehet i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij përsoni i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë të shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT