Shqipdon Aliu i zhdukur ditë më parë, është gjetur i vdekur sot në fshatin Gadime e Ultë e Lipjanit, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se viktima është gjetur në një gripë.
“Me daten 21.10.2019 rreth ores 21:30, në fshatin Gadime e Ultë tè Lipjanit, saktesisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është gjetur nje trup i pajete. Ekipet e nevojshme policore jane ne vendngjarje”, tha Hoxha.
Tutje, ai njoftoi se bazuar në të dhënat, dyshohet se bëhet fjalë për personin e zhdukur më 14 tetor, e që është Shqipdon Aliu.
“Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale per personin e raportuar te zhdukur me daten 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policine te gjejne vendodhjen e personit, per cka i falenderojme dhe vleresojme bashkepunimin e tyre me Policine e Kosoves”, ka thënë Hoxha.
Kujtojmë se sipas familjarëve, Shqipdon Aliu u largua nga shtëpia e tij pasi që nuk mundi të përballojë sëmundjen e babait, i cili po ashtu vdiq ditë më parë./gazetametro.net