19.6 C
Mitrovice
E martë, 5 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Flasin nga PDK pas vizitës së Haradinajt, tregojnë se çfarë biseduan

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka thënë se në takimin e sotëm me kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, nuk ka biseduar rreth ndonjë çështje aktuale politike.

Bytyçi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Haradiaj sot zhvilloi një vizitë në PDK për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale.

“Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë

z. Haradinaj ka vizituar sot pa paralajmërim zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara. Ne e falendërojmë për një gjest të tillë, dhe njëherësh konfirmojmë se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë.

Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT