20.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Flasin nga LDK, tregojnë se a do i bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente

Lirije Kajtazi, kandidate për deputete nga rradhët e LDK-së e ka lënë të hapur mundësinë e formimit të kuorumit për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e vendit.

Kjatazi thotë se një herë nuk ka vendim, por se vendimi se a do formohet kuorumi do mirret nga organet e partisë.

“Deputetët e LDK-së kanë organet e partisë vendimmarëse, kur të merren vendimet e kemi edhe përgjigjien“, deklaroi ajo për Gazeta Blic.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje ka pësuar rënien më të madhe në rezultatin zgjedhor në historinë e saj.

Pas rezultatit të dobët, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Së shpejti pritet të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re e kësaj partie.

Vjosa Osmani është kandidate për Presidente nga Lëvijza Vetëvendsoje në bashkëpunim me Listën “Guxo”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT