Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.
Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.
Mirëpo, çfarë kishte deklaruar Veseli pasi ishte krijuar Gjykata Speciale.
ë një fjalim në foltoren e Kuvendit, lideri i PDK-së kishte thënë se s’ka frikë nga ky institucion.
“…Po mos u bani qyqar, se kërkujt s’ja nin për atë punë. Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, e din pse ka luftu. A mendoni se dikush prej neve tutet a, marre ju koftë kush mendon. Shkoni denonconi çka të doni. Prej ditës parë kam qenë në UÇK. Ku ka qenë kërkesë e kombit tim aty jam kanë”, është shprehur ai.