8.9 C
Mitrovice
E diel, 22 Mars, 2026

Fitorja e 17-të rresht për Trepçën

Kampionia dhe fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Trepça, vazhdon të jetë e pandalshme në elitën e basketbollit kosovar.

Trepça të dielën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, e mposhti edhe Golden Eagle Yllin.

Fitorja u arrit pa telashe dhe ishte e 17-ta rresht në Superligën e Kosovës për mitrovicasit.

Vetëm çereku i dytë ishte i barabartë dhe përfundoi 22:22.

Të parin, mysafirët e fituan 20:19, ndërsa pjesa e parë u mbyll 44:41 për Trepçën.

Me rezultatin 26:20 përfundoi periudha e tretë, kurse në të katërtën, Trepça e administroi mirë lojën dhe nuk lejoi befasi.

Dhjetëminutëshi i fundit i ndeshjes përfundoi 21:19.

Ecuria me fitore e Trepçës nisi prej xhiros së dhjetë ndaj Bashkimit. Humbjen e fundit në xhiron e nëntë më 7 dhjetor, Trepça e pësoi në shtëpi nga Vëllaznimi.

Akili Vining i pati statistikat më të mira te Trepça me 22 pikë, katër kërcime e tri asistime.

Ja’cori Payne kontribuoi në fitore me 18 pikë, kurse Dardan Kapiti i shtoi 13 të tjera.

22 pikë te vendësit i kishte Tyreek Smith, ndërsa i shtoi edhe tri asistime. Smith i pati statistikat më të mira te nikoqiri, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen në xhiron e 25-të.

Trepça e para prin me 47 pikë pas 22 fitoreve e vetëm tri disfatave.

Golden Eagle Ylli i pesti me 36 pikë, i ka 11 fitore e 14 humbje./Koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT