25.8 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Fitoret e sportistëve po e lartësojnë imazhin e Kosovës në botë”

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i është gëzuar fitores së xhudistes Distria Krasniqi në Mastersin e Kinës.

Haradinaj u shpreh se Distria është e shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e artë.

“E shkëlqyeshme, e mrekullueshme dhe e Artë, kjo është xhudistja jonë, Distria Krasniqi, që na bëri krenarë me fitoren e medaljes së artë në Mastersin e xhudos, në Qingdao të Kinës”, tha Haradinaj.

Kreu i Qeverisë shtoi se fitoret e sportistëve po e lartësojnë imazhin e Kosovës në botë.

“Çdo fitore e sportistëve tanë, është fitore dhe lartësim i imazhit të Kosovës nëpër botë. U jemi borxhli për secilin sukses tuajin që na jepni emocion të veçantë “, shtoi Haradinaj.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT