18 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Fitore Pacolli nervozohet në studion e RTK’së, kapet me gazetaren se e pyeti për dajën e vëllain

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, është përfolur vazhdimisht në media për disa subvencione të përfituara nga familjarët e saj, së fundmi edhe për burrin e saj.

E ftuar në RTK për të folur rreth kësaj çështjeje, si dhe për raportimet për subvencionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë për dajën dhe vëllain e saj, ajo është kapur keq me gazetaren e RTK-së, duke e pyetur se pse nuk e ka ftuar më herët në emision.

“Ju si gazetare kur unë jom sulmu kaq shumë për këto dy tema ish dashtë me m’thirrë atëherë me diskutu. Jo, jo, jo, jo, jo, jo. Intervistën e vetme e kam dhanë te emisioni te Fidani. Nëse të intereson me i ditë detajet mundesh me shku me këqyr aty”, tha deputetja.

Gazetarja e RTK-së këmbënguli që Pacolli të tregojë nëse vëllai dhe daja kanë marrë subvencione.

“Sikur t’kish interesu ty kjo çështje… ke prit 1 vit me m’sulmu kaq shumë.”, iu kap gazetares deputetja e VV-së.

Pse s’ma ke dhanë hapësirën atëherë”, vazhdoi Pacolli.

Së fundmi, bashkëshorti i Fitore Pacollit u raportua se ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës. Sipas raportimeve, paratë i ishin ndarë atij përmes një organizate joqeveritare.

Më herët, ishte konfirmuar edhe nga ministri në detyrë, Faton Peci se Ministria e Bujqësisë kishte ndarë nga 100 mijë euro në formën e subvencioneve edhe për vëllain dhe dajën e deputetes.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT