17.1 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Fitore Pacolli: Kosova është shteti i kapur, çkapja fillon me 14 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me votimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Pas aplikimit secili do të verifikohet duke u kontaktuar në telefon. Por kush nuk lajmërohet e hup mundësinë e votimit.

Por këtë vendim të padrejtë po e quajnë zyrtarë të VV-së.

Fitore Pacolli nga VV thotë se vendimi i KQZ për mërgatën është heqje e së drejtës së votës.

Ajo thotë se të drejtën që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës po ua mohon KQZ përmes procedurave jo kushtetuese e të paligjshme.

“E drejta e votës nuk mund t’i mohohet askujt vetëm se nuk e kanë hapur telefonin.
Ky është shteti i kapur. Çkapja fillon me 14 shkurt e këtë e kanë të vështirë ta pranojnë prandaj vendosin kritere antikushtetuese. Mërgata nuk ndalet”, ka shkruar ajo në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT