5.6 C
Mitrovice
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img

Fitore e thellë e Trepçës ndaj Vëllaznimit

Trepça nuk ka hasur në telashe për ta mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës.

Të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça fitoi me rezultatin 105:85. Vëllaznimi ishte vendas, por me marrëveshje të dy klubeve ndeshja u zhvillua në Mitrovicë. Palestra në Gjakovë është e zënë për shkak të numërimit të votave.

Mitrovicasit bënë shkëputje prej 15 pikëve që në çerekun e parë. Më pas e vazhduan dominimin deri në fund.

Batin Tuna u dallua te Trepça me 24 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime. Mustapha Amzil i kishte 22 pikë e shtatë kërcime.

Te skuadra gjakovare më i miri ishte Marques Warrick me 19 pikë.

Vëllaznimi në xhiron e parë pësoi nga Bashkimi, ndërsa Trepça kishte humbur po në shtëpi nga Peja./Koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT