4.1 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

Fitoi me nokaut, vjen reagimi nga Albin Kurti

Boksieri kosovar, Florian Marku vazhdoi i pamposhtur në boks teksa mbrëmë mundi boksierin britanik, Rylan Charlton në raundin e tetë, e ndaj kësaj fitore ka reaguar lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pas fitores së mbrëmshme të Florian Markut, e ndaj kësaj ngjarje nuk ka ndenjur indiferent lideri i VV’së, Albin Kurti, i cili ka uruar boksierin kosovar.

“Boksit profesionist ndërkombëtar po i shtohet edhe një kampion shqiptar. Florian Marku dje vazhdoi rekordin e tij pa humbje me një fitore të jashtëzakonshme. I përgatitur mirë, i vendosur dhe i disiplinuar. Suksesi i tij i mbrëmshëm na gëzoi të gjithëve. I uroj Florianit fitore të njëpasnjëshme dhe karrierë të gjatë e të suksesshme”, ka shkruar Kurti në Instagram. /gazetametro

TË FUNDIT

TË FUNDIT