5.9 C
Mitrovice
E premte, 27 Mars, 2026

Finalja me Turqinë, FFK: Nuk ka më asnjë biletë në dispozicion, s’ekziston asnjë mundësi për tejkalim të numrit

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me finalen e play-offit ku Kosova do të përballet me Turqinë, për kualifikim në Kupën e Botës.

“Andaj, edhe një herë njoftojmë opinionin publik se nuk ka më asnjë biletë në dispozicion. Një pjesë e tyre janë të rezervuara për tifozët mysafirë, sipas obligimeve ndërkombëtare, si dhe për partnerët, ku edhe këtë herë numri ka qenë tejet i kufizuar. Federata është e obliguar t’u përmbahet rregulloreve të UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat nuk lejojnë tejkalimin e kapacitetit të regjistruar zyrtarisht të stadiumit, prandaj nuk ekziston asnjë mundësi për tejkalim të numrit të përcaktuar të biletave”, thuhet në njoftim.

“Me besimin dhe shpresën se kjo ndeshje do të kurorëzohet me sukses, synimi ynë i përbashkët mbetet që festa e futbollit të shtrihet në çdo cep të vendit. Prandaj, ftojmë qytetarët që mbështetjen për djemtë dardanë ta japin nga sheshet, por edhe nga shtëpitë e tyre. Përkrahja e tyre ndjehet kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Të bashkuar për suksesin historik! Forca Kosovë! 🇽🇰⚽”, thuhet në postim.

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT