17 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Finalja e gjashtë, a do të përcaktohet sonte kampioni?

Sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, do të zhvillohet finalja e gjashtë në mes të Trepçës dhe Bashkimit.

Përballja e zjarrtë do të transmetohet në platformën më të madhe televizive në trojet shqiptare “Artmotion”.

Rezultati i finaleve është 3:2 në favor të “xehëtarëve”.

Secila ndeshjes mes këtyre dy skuadrave ka dhuruar emocion të veçantë ku u luftua në secilën sekondë për çdo top në parket.

Në rast të fitores së skuadrës së Adis Beçiragiqit, atëherë Trepça do të shpallet kampione, kurse në rast se fitojnë prizrenasit, atëherë do të barazohej rezultati në 3:3 dhe kampioni do të përcaktohej në ndeshjen e shtatë, e cila zhvillohet të dielen në “Sezai Surroi”.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Bashkimi me rezultat 84:77, e më pas fituan tri takime radhazi mitrovicasit 79:72, 71:88 dhe 80:74, ndërsa sfidën e fundit “portokallezinjtë” 85:77.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në edicionin e rregullt me nga dy fitore secila skuadër, e po ashtu ishin përballen edhe në finalen e Kupës, ku triumfuan ‘Xehetarët’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT