1.5 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Filmi kosovar “Në kërkim të Venerës” fiton çmim special në Festivalin e Sarajevës

Filmit kosovar “Në kërkim të Venerës”, është fitues i çmimit special ‘PROMOTING GENDER EQUALITY’.

Producenti i filmit fitues “Në kërkim të Venerës”, Besnik Krapi ka thënë për Gazeta Metro se ishte kënaqësi që ky film është shfaqur dhe kemi mundur që të jemi prezent edhe fizikisht si ekip i filmit në Festivalin e Sarjaevës.

Ai tutje tha se për këtë film kanë punuar me përkushtim.



“Ishte kënaqeshin që të shfaqet filmi jonë që kemi punuar me aq përkushtim në Sarajeve dhe mbi te gjitha fizikisht. Me e bukura ishte që ekipi i filmit ishte prezent dhe për herë të parë e filmin me ekran te madh pas një izolimi të madh te Covid. Është bukur te dëgjosh komente e kritika te nivelit aq te larte te kritikeve te industrisë botërore qe ishin ne Sarajeve për kinematografinë Kosovare e cila ishte fokusi i kritikes gjate festivalit”, tha producenti Besnik Krapi për Gazeta Metro.

Ndryshe “Në kërkim të Venerës” me skenar dhe regji të Norika Sefes përveç çmimit fituese në Festivalin e Sarajevës. Është shfaqur në shumë festivaleve nga premiera botërore në Rotterdam Film Festival, për te vazhduar edhe ne Hong Kong.

KËTUmund t’i shikoni fituesit e Festivalit të Sarajevës./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT