4.2 C
Mitrovice
E martë, 10 Shkurt, 2026

Fillon vaksinimi masiv në Mitrovicë

Ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve të Mitrovicës në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë vizituar këtë të martë stafin shëndetësor të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” dhe ekipet tjera shëndetësore.



Shefja e sektorit të vaksinimit në QKMF, Dr. Shefkate Sylejmani, ka bërë të ditur se procesi ka filluar mirë që nga mëngjesi, është duke u respektuar Plani Kombëtar i Vaksinimit antiCOVID dhe qytetarët janë ndarë të kënaqur me organizimin.

Në bazë të këtij plani për qytetin e Mitrovicës brenda një muaji është planifikuar të vaksinohen rreth 18 mijë qytetarë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT