2.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Fillon mbledhja e Qeverisë, këto pika janë në rend të ditës

Ka filluar mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës, ku në rendin e ditës janë disa pika.

Do të bëhet shqyrtimi i nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitare IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Financave do të shqyrtohet vendimi për vendosjen e normës së tatimit të akcizës së duhanit.

Po ashtu kabineti qeveritar do të shqyrtoj edhe shpronësimin për interes publik të pronave të paluajshtme të cilat preken nga realizimi i projektit “Themeli i Qendrës Përkujtimore për Gjenocidin mbi Shqiptarët “Bllaca-1999”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT