9.2 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Fillon gara e dembelisë në Mal të Zi, vendi i parë merr 300 euro

Në etno-fshatin malazez të Breznës, që ndodhet midis Nikshiqit dhe Pluzhinës, sot filloi gara tradicionale në shtrirje.

Tetë konkurrentë po marrin pjesë në eventin e dhjetë, të cilët do të luftojnë për shpërblimin prej 300 eurosh. Rregullat janë të tilla që pjesëmarrësve u ndalohet të ngrihen, por u lejohet të flenë, të lexojnë libra, ushqim dhe pije. Rregulli i ri në krahasim me vitet e mëparshme është se garuesit do të lejohen të shkojnë në tualet çdo tetë orë.

Rekordi aktual në shtrirje është 52 orë. Kjo është një garë për të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, kurse veçanërisht interesante është për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë.

Që nga fillimi i garës, pjesëmarrësit shijojnë natyrën në Breznë.

Një nga pjesëmarrësit është Marko, i cili konkurron për herë të parë për shpërblimin prej 300 eurosh.

“U regjistrova për shoqëri, më pëlqen të kaloj kohë në natyrë. Sigurisht që edhe shpërblimi nuk është i papërfillshëm. Pres që të fitoj, prandaj jam këtu. Nëse ia dal, takova njerëz të rinj dhe përvoja të reja”, tha Marko për AA.

Duda nga Podgorica konfirmon se motivi i pjesëmarrjes janë paratë, por edhe shoqërimi dhe pushimi.

“U lajmërova për të pushuar, por edhe për të fituar paratë. Çmimi i parë është 300 euro, ia vlen dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot”, thotë Duda.

Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, për AA tha se ideja për organizimin e garës u lindi dhjetë vjet më parë, pikërisht për shkak të mitit që malazezët janë dembelë.

“Mendoj se është një stereotip, ka edhe punëtorë edhe dembelë dhe disi nuk ka të mesëm, prandaj e bëmë këtë garë. Njerëzit vijnë më shumë për t’u shoqëruar sesa për të fituar shpërblimin prej 300 eurosh. Këtë vit gjithashtu ndryshuam pak rregullat. Deri më tani, nuk lejohej shkuarja në tualet, kurse rekordi ishte 52 orë. Tani lejohet shkuarja në tualet çdo tetë orë, për të fituar ‘dembeli’ i vërtetë. Njerëzit shoqërohen dhe kjo garë do të shërbejë për të ndryshuar këtë stereotip dhe për të treguar se malazezët të shtrirë mund të fitojnë para”, theksoi Blagojeviç.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT