Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka njoftuar se ka vazhduar me realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore në Mitrovicë, pavarësisht situatës pandemike.
Rruga e fshatit Vllahi të Mitrovicës ka filluar sot të asfaltohet, me ç’rast nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë kanë inspektuar fillimin e rregullimit të rrugës në këtë fshat.
Rrugë ka gjatësi prej 3 km dhe gjerësi rreth 5m, ndërsa pritet të përfundojë brenda këtyre ditëve.
Nga komuna bëjnë me dije se Mujka potencoi se komuna do të vazhdojë të investojë në fshatra dhe lagje të Mitrovicës duke rregulluar rrugët dhe infrastrukturën tjetër të nevojshme, por edhe në projekte tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.