Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 09:00 kanë filluar të bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili vdiq dje nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Para pak minutash kanë filluar homazhet për artistin Rasim Thaçi – Cima. Aty gjenden familja e tij e ngushtë si dhe qytetarët që vijnë të shprehin ngushëllime për humbjen e artistit.
Kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.
Homazhe pritet të bëjnë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit.
Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00
Më poshtë keni LIVE ceremoninë e homazheve si dhe disa fotografi nga kjo ngjarje. /gazetametro.net






