7.4 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Fillimi i tetorit me reshje shiu e borë, temperaturat zbresin deri në 1°C

Ulje drastike e temperaturave në ditën e parë të tetorit sipas “Mendimi për motin”.

“Krejt më vonë gjatë mbrëmjes reshje të shiut fillojnë të përfshinë vendin, e zonave më të larta malore po priten edhe të reshura dëbore. Temperaturat maksimale më të ulëta, luhaten ndërmjet 13C e 17C, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 5C e 8C. Frynë erë mesatare verlindore 5-10m/s”, thuhet në njoftim.

“Zonave malore reshjet e dëborës formojnë shtresën e parë të borës për këtë stinor dimëror. Duke kaluar në ditën e premtë reshjet e dëborës, zbresin në lartësi më të ulëta mbidetare, përfshi pjesë të Prishtinës e rrafshit të Kosovës, ku mund të formohen edhe shtresa dëbore. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C. Këto të reshura shoqërohen edhe me erëra më të theksuar të ftohta veriore, që frynë me intenzitet mesatarë, 6-12m/s. Me kalimin nga dita e shtunë, reshjet pushojnë, mirëpo vransira dominojnë edhe më tutje vendin. Më shpesh intervale me diell parashihen ditën e diel, kur dhe temperaturat rriten deri në 15C”, thuhet në vendim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT