Pas përfundimit të “Këngës Magjike” ku fitoi Eneda Tarifa, dhe Fifi rrëmbeu vendin e dytë, këngëtarja do të rikthehet më fuqishëm se kurrë.
Fifi ka zbuluar se po rikthehet me një projekt të ri që do të titullohet “Qaj” dhe pritet të publikohet me 8 shkurt. Kënga do të shoqërohet me një klip, pasi në postimin e ri Fifi shfaqet e gjitha e lidhur me pranga dhe e veshur me të bardha. Nuk e dimë nëse kënga e re do të jetë dedikim, por besojmë se po.
Kënga “Marova” e këngëtares e cila u pëlqye shumë nga publiku ishte një dedikim për dikë me inicalin Xh.
“Është dedikim për dikë, sigurisht”, u shpreh Fifi në një intervistë për “Shiko Kush LUAN”, pak javë më parë.



