Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi, pothuajse ka siguruar fitoren në komunën e Vushtrrisë pas një gare të fortë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sylejman Meholli.
Sipas rezultateve të publikuara në orën 20:39, Idrizi ka marrë 54,17% të votave, që përfaqëson 14.125 vota, ndërsa Meholli ka siguruar 45,83% ose 11.949 vota.
Numërimi është pothuajse i përfunduar, me 95 nga 97 vendvotime të numëruara – pra 97,94% e totalit.







