0.8 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Mars, 2026

Ferit Idrizi fiton në Vushtrri

20:31-KQZ-ja po vazhdon numërimin e votave në Komunën e Vushtrrisë.

Deri tani janë numëruar 95 për qind e votave, ku kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 53.07 për qind të votave.

20:14- KQZ-ja po vazhdon numërimin e votave në Komunën e Vushtrrisë, raporton Gazeta Express.

Deri tani janë numëruar afro 22 mijë vota, ku deri tani po prin Ferit Idrizi me 53.41 për qind.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri deri tani ka marrë 46.59 për qind.



19:51 – KQZ-ja ka filluar t’i numërojë votat në Komunën e Vushtrrisë.

Deri tani janë numëruar afro 12 mijë vota, ku deri tani po prin Ferit Idrizi nga PDK-ja, me 7 mijë e 896 vota apo 55,60 për qind.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri deri tani ka marrë 5 mijë e 806 vota apo 44.40 për qind.

19:45 – Deri tani janë numëruar afro 5 mijë vota, ku deri tani po prin Ferit Idrizi nga PDK-ja, me 2 mijë e 896 vota apo 58,91 për qind.

Kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri deri tani ka marrë 2 mijë e 20 vota apo 41.09 për qind.

TË FUNDIT

TË FUNDIT