Mitrovicasi Besim Gashi ka treguar një storie mjaft prekëse mes tij dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Ferit Haxhiu nga Vaganica, shkruan Mitrovica SOT.
Ferit Haxhiu ishte ushtari i UÇK-së nga Vaganica i cili iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare në një moshë mjaft të re. Edhe sot, ai me krenari kujton atë kohë dhe ndjehet i lumtur që i shërbeu këtij vendi.
E në tregimin e tij, Besim Gashi tregon një situatë mjaft të vështirë gjatë kohës së luftës, ai dhe familja e tij.
Qytetari Besim Gashi tregon se si kshte qëndruar në Vaganicë gjatë kohës së luftës, në një prej situatave më të vështira për të dhe familjen e tij.
Besim Gashi tregon se teksa ishte duke qëndruar në lagjen Haxhiu së bashku me familjen, vetë i gjashti, një natë prej netëve kishin mbetur fare pa ushqim dhe se si ai së bashku me gjyshin e tij kishin dalur të kërkojnë ushqim në një prej rrugicave.
Tutje, ai thotë se përderisa ndodheshin në atë rrugicë, aty kishin kaluar tre ushtarë të UÇK-së të rinjë në moshë, të lodhur e të rraskapitur. Ai shkuran se nga tre ushtarët njohu vetëm Ferit Haxhiun.
Gjatë takimit, Ferit Haxhiu e kishte pyetur si po ia dalin në luftë dhe nëse kanë shtrojë dhe mbulojë, për çka Besimi i ishte përgjigjur duke i thënë se me këto nuk qëndrojnë keq por se më se keqi qëndrojnë me ushqim sepse nuk kishin as miell.
Ai shton se i duket që edhe sot e dëgjon rënkimin e Feritit, teksa një plak u kishte thënë se në depon e Krasmirovcëve përballë stacionit të autobusëve ka parë miell dhe kripë por se është e vështirë të merret sepse policia serbe është e pozicionuar shumë afër.
Pavarësisht kësaj, Ferit Haxhiu me bashkëluftëtarët shkuan te vendi i depos ku morën ushqimin dhe u kthyen për t’ia dorëzuar familjes së Besim Gashit dhe disa familje të tjera, për çka Gashi shprehet se janë shpëtuar disa familje./MitrovicaSOT
Shkrimi i Besim Gashit:
Pershendetje, jam Besim Gashi, nje qytetar i Mitrovices i cili ka ne vitin 1999 gjat luftes ka qendruar ne Vaganice.
Vetëm desha t’iu shkruaj e t’iu them se me kujtohet si sot kur me familjen time ishim ne lagjen Haxhiu, vet i gjashti, dhe ku rrinim ne nje qilar sepse Vaganica ishte e stermbushur me njerez te ikur nga i gjithe qyteti. Nje nate prej neteve mbetem pa ushqim dhe une me gjyshin tim dolem ne ate rrugicen ku rrinin edhe disa te tjere e ku mundoheshim me ndonje llaf te heqim merzine e friken.
Nuk vonoi shume dhe aty pari kalojne 3 ushtare te UÇK-se, te rinje ne moshe, te rraskapitur e te lodhur. Nga ata te tre e njoha vetem Feritin dhe e thirra t’i nderrojmë nja dy tri llafe. Na pyeti si po e kalojme, a po mundemi te gjindemi ne kete lufte te shkrete, na pyeti për shtroje e mbuloje e une i thash se me keto tjerat nuk jemi keq por ma e keqja eshte se nuk kemi miell as buk.
Me duket qe edhe sot e ndjej ate renkimin qe e leshoi Feriti, u nxi i teri dhe duke biseduar nje i moshuar aty, ju tregoi ushtareve te UÇK-se se perballë statcionit te autobusave ne depon e Krasmirovceve ka pa miell edhe kryp por eshte e veshtire, pothuajse e pamundur me marrë ata miell sepse policia serbe eshte e pozicionuar shume afer. Pothuajse 30 metra nga aty Feriti e falenderon ate plakun për informaten edhe ju thote shokeve vazhdojmë. Ata shkuan e nuk u be as 5 minuta dhe Feriti me ata bashkëluftetaret, vet me nje makine shkuan ne Mitrovice dhe nga dritarja na thane qe kur te kthehemi e godasim borine e makines, dhe ju dilni ketu ne rruge.
Gjyshi e diti se po shkojne me marr miellin ne Mitrovice e me tha mua se tash keta munden me u vra sherri yne. E di qe me gjyshin kemi qendruar ne rrugë nja 1 ore e gjysme deri sa u kthyen ata.
Diku nga ora 11 e nates u kthyen shendosh e mire me makinen plot miell. E di qe kur i pash ushtaret kishin qenë vec miell me tesha e me kry, tani treguan qe ajo depoja kishte qene duke u djegur e qashtu e kishin marr miellin edhe krypen.
Me e mira ishte se ata shpetuan ate nate por edhe ne shpetuam disa familje nga uria. Nuk kam cka shtoj tjeter vec Feriti me shoket e tij jane heronjte e mi e te disa familjeve te tjera qe ishim aty. Besim Gashi: Mitrovice
