10 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Feride Rushiti: Pranova të kandidohem për presidente për zgjidhjen e ngërçit, pata kërkesa edhe nga ndërkombëtarët

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Feride Rushiti, në një konferencë për media, pasi vendi dështoi të zgjedhë presidentin, tha se pranoi t’i futej kësaj gare duke besuar se është figurë unifikuese që do të ndihmonte në zgjidhjen e ngërçit.

“Kërkesa për presidente të vendit më ka ardhë nga shumë qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile, së fundmi po ashtu nga faktorë ndërkombëtare e po ashtu nga kryeministri Kurti, duke besu se dalja ime në skenë paraqet një figurë unifikuese. E kam marrë këtë kandidimin me përgjegjësi të plotë si një person që është kërkuar jo vetëm nga kryeministri Kurti por edhe nga partitë opozitare që të jem person plotësisht i pavarur, apartiak dhe nga shoqëria civile. Ky kandidim nuk ka qenë ambicie as aspiratë për person, e as për pushtet, por për të ndihmuar në zgjidhjen e ngërçit”, tha Rushiti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT