Një fenomen i rrallë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit. Deti është tërhequr për disa metra, ndërsa në sipërfaqe kanë dalë objekte që ndodheshin në ujë.
Report Tv sjell pamjet e një biznesi i cili dikur ishte i ndërtuar brenda në ujë, ndërsa sot është në mes të rërës.
Diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen e vendasve dhe vizitorëve, pasi nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh.