Një fëmijë që u zhduk në një pyll në jug të Kinës është gjetur shëndoshë e mirë pas 5 ditësh.
Xiaojiao, 20 muajshe hyri në pyllin pas shtëpisë së saj në Guangxi të hënën e kaluar dhe babai Chen Qingran, e raportoi të zhdukur të nesërmen pasi nuk mundi ta gjejë atë. Vajza e vogël u zbulua të premten nga një punonjës i centralit, i cili e pa atë të shtrirë në tokë në shkurre pranë një kanali.
Xiaojiao është vajza më e vogël e Chen dhe thuhet se po luante me vëllain e saj 6-vjeçar dhe motrën 4-vjeçare pranë shtëpisë së tyre, por më vonë u zhduk.
Policia filloi kërkimet ditë e natë për ta gjetur, madje edhe me qen. Policia përfundoi një rreze kërkimi prej rreth 2, 5 kilometrash dhe më shumë se 700 njerëz, përfshirë oficerë e vullnetarë morën pjesë në operacionin e kërkimit të Xiaojiao.