12.3 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Fejohet Uta Ibrahimi, i thotë ‘po’ propozimit nga sportisti maqedonas

Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi, është fejuar.

Ajo i ka thënë “Po” një propozimi për martesë nga partneri i saj Metodi Chilimanov.

Alpinistja e cila ka ngjitur majat më të larta të globit, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, nga momenti kur ka vënë unazën në gishtin e saj.

“Çfarë vrapimi në mëngjes. Erdhëm për të festuar përvjetorin dhe ditëlindjen time, dhe më pas në një vrap mëngjesi rreth Demir Kapisë, Meto më tha të ndaloja dhe të shihja ylberin në majë të kodrave.. taram…kjo herë është e duhura , nuk do te shkrihet .. është një unazë e punuar me dorë me nyje të figurës tetë, ajo që ti i beson më shumë…Chilimanov nuk e imagjinoj dot të kaloj ditët e mia pa prezencën tënde dhe dashurinë tënde, humor dhe shumicë gjithë mbështetjen tuaj që më keni dhënë! Mezi presim më shumë vrapime, ngjitje, ski, biçikletë.. dhe gjithçka tjetër që na pëlqen të bëjmë në jetë. Të dua sa malet”, ka shkruar Uta në Instagram.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT