Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me Erolida Januzaj.
Lajmin e bëri të ditur vetë Mustafa përmes një postimi në Facebook, i cili po ashtu ia bashkangjiti disa fjalë dhe fotografi.
“Jetuam sa jetuam dhe..”, shkroi Mustafa.
Ai ka publikuar disa fotografi nga dita e tyre e veçantë.
Më poshtë mund t’i shihni setin e tyre fotografik të realizuar në disa vende të veçanta.




